Lajme nga Bota

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim Judah: Shumë shqiptarë as nuk e vunë re që iu lindi një bebe mbretërore

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim

The Economist i ka dedikuar një shkrim lindjes së trashëgimtares së parë të familjes mbretërore shqiptare, Princeshës Geraldine. Rrëfehet në vija të përgjithshme veprimtaria e Mbretit Zog dhe historia e tij, paralelisht me lajmin e ardhjes së jetë së parë të Princit Leka II.

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim

Linku i lajmit

Në shkrim përmendet edhe referendumi që Shqipëria mbajti në 1997-ën për rikthimin e monarkisë, ku 1/3 e votuesve ishin Pro. Ndaj edhe The Economist ngre pyetjen: “A mund të jetë bebi i sapolindur mbretëreshë një ditë”?

“Mbreti Zog ishte modernizues. Disa shqiptarë i kthehen me nostalgji kohës së tij. Tirana ka edhe një statujë të Zogut në Bulevardin Zogu i Parë”, shkruhet ndër të tjera.

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim
Tim Judah

Ndërkaq lajmi është shpërndarë në Twitter nga gazetari Ti Judah, i cili shkruan: “Shumë shqiptarë as nuk e kanë marrë vesh që u ka lindur një bebe mbretërore”.

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim

The Economist i dedikon shkrim lindjes së princeshës shqiptare! Tim

Me një kërkim të thjeshtë në Google rezultojnë më shumë se 8 mijë lajme nga mediat shqiptare në lidhje me lindjen e Geraldinës së dytë, që për rastësi lindi në ditën e ndarjes nga jeta të Geraldinës së Parë.

Dhe nëse Tim po i referohet faktit që “shqiptarët mbase s`e dinë që ka lindur një trashëgimtare mbretërore”, atëherë gjithë lajmet më sipër e shkruajnë që në titull: “Lind Princesha Geraldine”.