
Princ Leka Zogu II reagoi për herë të parë pas lajmeve për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë.

Si për rastësi, (ose mbase një zgjedhje e mami Elias) Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare.

Ardhja në jetë e Geraldinës bën për herë të parë gjyshe dhe aktoren shqiptare Yllka Mujo, nënën e Elias.