Pas tensioneve, NATO tërheq stafin nga Kievi
E Shtunë 19 Shkurt 2022, 20:45
TiranaPost

Në zonat pro-ruse janë vrarë prej shpërthimeve dy ushtarë ukrainas ç`ka ka risjellë frikën për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Si pasojë, Reuters raporton se NATO ka tërhequr nga Kievi stafin, për të punuar në distancë nga Brukseli dhe Lviv i Ukrainës.
“Siguria e personelit tonë është parësore, kështu që stafi është zhvendosur në Lviv dhe Bruksel. Zyrat e NATO -s në Ukrainë mbeten funksionale”, shkruhet në njoftimin e NATO.