Scriptorium

Kush po na e plaçkit të çmuarën kohë?

Kush po na e plaçkit të çmuarën kohë?

Irene Vallejo/ Njësoj si fëmija yt ndjen padurimin e dëshirës – e dua tani -, por nuk e kupton dot arsyen e nxitimit. Për çfarë shërben shpejtësia, kur kënaqësia qëndron në argëtim, zgjatje dhe të qenit të ngadaltë. Sa të pashpjegueshme i duken urgjencat tuaja të vrazhda, nxitimet, thëniet: hajde ikim, kështu s´do arrijmë kurrë. Ekspertë të vonesave, në çdo lojë, në çdo ngjitje shkallësh, në çdo eskursion, si një histori që nuk përfundon kurrë. Fëmija yt ndjen që dashuria kërkon lavdi të përkohshme. Nëse e do dikë, i jep qetësinë tënde, mos nxitimin tënd, e humbet konceptin e kohës.

Padyshim, që njeriu i qejfeve brenda teje ka një sërë konkurentësh: çdo moment, mjetet teknologjike me ekranet e tyre të pangopura për të na rrëmbyer orët tona. Gjigandët teknologjikë lakmojnë vështrime që t´i përthithin në tregun e vrullshëm të vëmendjes. Aplikacionet dhe rrjetet sociale vetëm në dukje janë falas. Nuk paguajmë për to sepse produkti në fakt është: koha jonë. Të magjepsur pas imazheve regëtuese dhe stimujve adiktivë, dhurojmë informacion në lidhje me shijet, lëvizjet, opinionet, ëndrrat tona. Sa më shumë aq më mirë: ushqejmë bankat e minutave dhe njëj sistemi të dhënash që ndërrmarrjet do ti shesin dhe do t´i shëndrrojnë në publicitet dhe propagandë të personalizuar. Jemi ne që jemi në shitje.

Në vitet shtatëdhjetë, përpara shfaqjes së internetit dhe telefonave të parë, një autor i letërsisë për fëmijë, Michael Ende, shkroi një fabulë vizionare mbi plaçkitjen e kohës sonë të çmuar. Banorët e një qyteti të madh vizitohen nga disa meshkuj misteriozë, veshur me gri, agjentë të Kursimit të Kohës. Këta njerëz me aftësi bindëse iu premtojnë përfitime të majme njerëzve që depozitojnë orët e kursyera çdo ditë: në vend të gjysmë ore, i dedikonë çerek dite secilit klient; reduktojnë kontaktin me nënën e tyre të moshuar; më mirë akoma, një nëne që rri në azil, por te lirë, ku kujdesen për të; nuk humbet asnjë ditë duke kënduar apo lexuar afër miqve të saj të azilit. Hajdutët e kohës e pushtojnë qetësisht shoqërinë, pa ushtruar asnjë forcë. Ankthi, urgjenca dhe një nxitim obsesiv i mund njerëzit, që ndjekin verbërisht këshillat e atyre me kostume gri, që për më tepër i bëjnë të besojnë se kanë qenë vendimet e tyre.¨Një biznes i vështirë, të përgjakësh kohën e njerëzve të tjerë, sekond pas sekondi. Ne e marrim, kemi nevojë për të, e dëshirojmë. Nuk e keni idenë se çfarë do të thotë koha juaj. Por ne e dimë dhe e thithim deri në lëkurë. Dhe gjithmonë kemi nevojë për shumë e më shumë¨. Vetëm Momo, një vajzë jetime që jeton në rrënojat e amfiteatrit roman, dhe breshka magjike Casiopea arrijnë të demaskojnë dhe të grisin kostumet gri të bankierëve të kohës.

Përballë përpjekjeve tona për ta dixhitalizuar shkollimin, guru-t informaticienë të Silicon Valley po i rrisin fëmijët e tyre pa ekrane. Në kolegjet private, të shtrenjta fëmijët i bëjnë llogaritë me laps, tabela të zeza. Diçkaje i vjen era e kalbur në Kaliforni, kur kuzhinierët nuk i lejojnë familjet e tyre të shijojnë ushqimet që ata vetë i kanë gatuar.

Në mitologjinë klasike ekzistonte një hyjni që quhej Momo, si vajza e Ende. Legjendarja Momo mishëronte talljen e parëndësishme përpara të githëve, përfshirë dhe banorët e Olimpit: thoshte me ironi që krijimi i qenieve njerëzore ishte i mbivlerësuar. Sipas gjykimit të saj, zotat duhet të kishin parashikuar një derë të vogël që do të lejonte kundrimin e ideve dhe ndjenjave tona të sinqerta dhe të vërteta.

Nuk e imagjinonte që mijëra vite më vonë, do të dhuronim me aq lehtësi, të dhëna jetësore mbi shëndetin tonë, idetë tona politike dhe sekretetet tona, farat autentike të kontrollit.

Sot kjo derëz për të cilën ëndërroi Momo ekziston, janë pikërisht ndërrmarrje të caktuara që i hapin për të na vjedhur kohën dhe intimitetin me çelësin e orëve tona të burgosura.

Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj ¨El infinito de un junco¨, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në 2006.

Kush po na e plaçkit të çmuarën kohë?

*Artikulli u përkthye në Shqip për Tiranapost.al, nga Albana Murra.