Partneri i kryeministres italiane dhe historia e tyre e dashurisë që lindi në publicitet për shkak të një bananeje
Andrea Giambruno, është partneri i kryeministres së sapozgjedhur të Italisë, Giorgia Melonit. 41-vjeçari me profesion gazetar punon për kanalin televiziv të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Mediaset.
Të dy janë njohur në një program televiziv në të cilin ai ishte autor. Ata fillimisht u bënë miq të mirë, megjithëse kishin pikëpamje të ndryshme politike më pas u dashuruan, tani janë prindër të një vajze.
Historia e njohjes
Meloni kishte mbërritur në studio e uritur, pa ngrënë asgjë gjatë gjithë ditës. Gjatë një pauze reklamash, politikania, mori një banane për ta ngrënë, por nuk pati mundësinë ta hiqte para se emisioni të rikthehej në transmetim.
"Unë nxitoj atje dhe ia rrëmbej nga dora, madje me njëfarë entuziazmi" kujton Giambruno. Dhe megjithëse Meloni fillimisht e ngatërroi me një asistent, sytë e tyre u shkëmbyen për një moment. ‘Sytë tanë u takuan për një moment, ishte e çuditshme’.
Prej aty, raporton Corriere, çifti filloi një miqësi të ngushtë dhe më pas u dashuruan. Më 16 shtator 2016 lindi vajza e tyre, Ginevra. Meloni gjithmonë ka lavdëruar partnerin e saj se është një baba i jashtëzakonshëm.
Pikëpamje të ndryshme politike
Meloni dhe Giambruno, pretendojnë se kanë pikëpamje të ndryshme politike. Ndërsa Meloni bëri fushatë dhe u bë kryeministre e Italisë me sloganin "Zoti, vendi dhe familja", Giambruno pretendon se "zemra e tij është me të majtët" dhe ka votuar gjithmonë në këtë mënyrë.
“Unë jam në favor të legalizimit të drogës, madje edhe atyre të rëndave,” tha ai në një intervistë. "Unë do të zbrazja jetimoret dhe do t'u jepja të gjitha foshnjat çifteve të LGBT-së."
Meloni e ka bërë të qartë gjatë gjithë fushatës së saj se ku qëndron mbi të drejtat e LGBTQ: "Po familjes natyrore, jo lobit LGBT, po identitetit seksual, jo ideologjisë gjinore," u shpreh ajo gjatë fushatës.
Për më tepër, Politico raporton se Meloni është fuqishëm kundër drogës dhe kundër abortit, megjithëse “ajo këmbënguli se nuk do ta ndalonte abortin”.
Meloni tha në një intervistë për Corriere se i kërkon partnerit të saj të mos flasë për politikë në shtëpi: “Përsëri me politikë? Të lutem, ta ndryshojmë temën!”