Lajme nga Bota

Giorgia Meloni shpall fitoren: Faleminderit Itali!

Giorgia Meloni shpall fitoren: Faleminderit Itali!

Sipas sondazheve dhe votave të numëruara deri tani, e djathta ekstreme është fituese e zgjedhjeve në Itali.

Giorgia Meloni e ka shpallur fitoren, përmes një fotoje të postuar në rrjete sociale ku shkruan:

“Sot kemi shkruar historinë.

Kjo fitore u dedikohet të gjithë militantëve, liderëve, mbështetësve dhe çdo njeriu që vitet e fundit ka kontribuar në realizimin e ëndrrës sonë, duke ofruar zemrën e shpirtin në mënyrë spontane dhe pa interes.

Për ata që me gjithë vështirësitë dhe momentet më komplekse kanë mbetur në vendin e tyre, me bindje dhe bujari. Por mbi të gjitha u dedikohet atyre që besojnë dhe kanë besuar gjithmonë tek ne.

Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj. Jemi gati të ringjallim Italinë”.

Pjesëmarrja në zgjedhje shte 63.91%, rreth 9% më pak se zgjedhjet e vitit 2018. Kjo është më e ulëta ndonjëherë.