Ekonomia

Paketa e plotë e rezistencës për përballimin e krizës dhe arsyeja pse nuk u ul më parë taksa e naftës

Paketa e plotë e rezistencës për përballimin e krizës

Kryeministri Rama ka prezantuar sot paketën e rezistencës që do të ndjekë Shqipëria për të përballuar krizën me çmimin e naftës.

Më poshtë është paketa e plotë nga pensioni i marsit e deri tek afrimi me dy muaj para i zerimit të taksave për rrogën minimale dhe atë deri në 1 milion lek të vjetra.

Paketa e Rezistencës Sociale me shtatë pika:

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.


2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

- Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale
- Pensionistë të invaliditetit
- Pensionistë që jetojnë vetëm
- Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër
- Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 - Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 - Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 - Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 - Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Rama gjatë fjalës së tij në videon live tha ndër të tjera:

“Ka disa që më thonë mos i jep popullit pesimizëm, sepse do shpresë, por shpresa vjen nga e vërteta. E vërteta është se një luftë po ndodh, dhe ju vetëm shikoni si kanë shkuar çmimet në Serbi. Për ata që thanë mos e sanksionoje Rusinë, se kishim naftën më lirë, ka një histori për çdo gjë.

Ai burri atje që po i tregon botës se për vendin tënd lufton e sakrifikohet vetëm vetë, është shembulli dhe e vërteta e shpresës.

Ju që tërbuat për një tabelë nafte dhe nuk shihni ç`po ndodh në Ukrainë.

Serbia dhe Turqia s`kanë vendosur asnjë sanksion e prapë kanë rritur çmimet.

Kjo është një betejë karakteriale”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Rama shpjegoi se si qeveria me taksën e naftës ka bërë të mundur deri tani që të mos rrisë energjinë elektrike.

“Fatura e një konsumatori familjar që ka një faturë me çmim 4,249 lekë të reja ndërkohë çmimi real këto ditët e fundit ka qenë 7 ditë më i lartë. Nëse nuk do të kiushim vendosur ne mburojën shtetërore mbi këtë familje dhe të gjitha familjeve tëRepublikës së Shqipërisë kjo fatrurë do të ishte 29, 743 lekë. Reali i krizës energjetike që nuk ekiston. Qeveria për të mos rritur asnjë qindarkë çmimin paguan këtu në këtë faturë 254 mijë lekë. Doni të hiqni taksat e naftës dhe t’ia faturojmë gjithë dynjasë: familjeve me të ardhura të ulëta apo mesatare, pensionistë, tetraplegjikë, etjj, se dikush do mbaje më shumë barrë apo jo?” tha Rama.