Aktualitet

Lajm i fundit/ Rama njofton vendimin për ministrat e tij: Nga sot vetëm 50% e naftës nga shteti. Tjetrën ta paguajnë ose kursejnë vetë

Lajm i fundit/ Rama njofton vendimin për ministrat e tij: Nga sot

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhjeje live në Facebook në lidhje me çmimet ka lajmëruar që nga sot vetëm 50% e shpenzimeve për naftë të ministrave, deputetëve apo pjesën tjetër të administratës që ka në dispozicion një automjet shtetëror do paguhet nga shteti.

“Qeveria do paguajë vetëm 50% të shpenzimeve të zakonshme për naftë, për çdo zyrtar që ka një automjet shtetëror në dispozicion, që nga unë, nga ministrat, nga deputetët dhe çdo funksionar tjetër i administratës dhe pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi i tyre nëse nuk kursejnë dot.” tha Rama.