Ekonomia

Çmimet e naftës rriten sërish në tregjet botërore pas tensioneve të shtuara midis Rusisë dhe Ukrainës

Çmimet e naftës rriten sërish në tregjet botërore pas
Çmimet e naftës janë rritur për shkak të përshkallëzimit të krizës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ditën e djeshme presidenti rus Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajonet e kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë dhe disa orë me vonë tha se do të dërgojë trupa ruse në ato rajone - Luhansk dhe Donetsk - duke rritur frikën se kjo mund të shënojë fillimin e një pushtimi.

Kjo u reflektua në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregtinë e Azisë ku çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 3.22% në 94 dollarë për fuçi.

Rusia ishte furnizuesi më i madh i gazit natyror dhe naftës për Bashkimin Evropian vitin e kaluar dhe tensionet e krijuara së fundmi nuk po ndikojnë për mirë në çmimet e naftës.

Nafta mund të rritet në 110 dollarë për fuçi nëse kriza përkeqësohet, sipas Andy Lipow, president i Lipow Oil Associates, një firmë konsulence që ofron analiza të tendencave të tregut për rafinerët e naftës.

“Nëse në të vërtetë kemi ndërprerjen e furnizimit me naftë ruse në Evropë, që është 3 milionë fuçi në ditë, çmimet e naftës do të rriten edhe 10 deri në 15 dollarë për fuçi,” tha ai për CNBC.