Aktualitet

Betohet Gina Haspel, gruaja që torturoi terroristët e dyshuar: Mësuam nga 11 shtatori, nuk do ndodhë më

Nominimi i Trump për shefen e CIA ka shkaktuar një debat  të madh mes senatorëve amerikane, të cilët pyesin se si do përgjigjej Gina Haspel nëse presidenti i kërkon të rikthente torturën me ujë ndaj të kapurve të dyshuar si terroristë, si pjesë e marrjes në pyetje. Gina Haspel e njohur për kohën kur drejtonte një operacion të fshehtë duke përdorur metoda ç’njerëzore ndaj terroristëve, në kohën kur Bush ishte president, iu desh tu përgjigjej një sërë pyetjesh. Por dy seancat e dëgjimit në Capitol Hill u ndërprenë nga protestuesit të cilët bërtisnin: Gina e përgjakshme, je një torturuese!.

Senatori republikan Susan Collins, e pyeti se çfarë do bënte Haspel si shefe e CIA-s  nëse Trump urdhëron rikthimin e torturës me ujë, gati deri në mbytje, për një të dyshuar si terrorist. Gina tha se nuk besonte se presidenti nuk do ia kërkonte një gjë të tillë. Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura ‘ironike’, pasi gjatë fushatës zgjedhore Trump tha se do e rikthente torturën me ujë.

“Mund t’ju ofroj angazhimin tim pa rezerva pasi nën udhëheqjen time, CIA nuk do ripërtërijë një program të tillë të ndalimit dhe marrjes në pyetje,” tha zonja Haspel.

Haspel mori një nxitje të madhe kur Demokrati Joe Manchin i Ëest Virginia njoftoi se do të mbështeste propozimin e saj. "Pas takimit me Gina Haspelin, duke diskutuar përvojën e saj të gjerë si agjente e CIA-s dhe duke marrë parasysh kohën e saj si drejtoreshë, unë do votoj për ta konfirmuar atë si shefe e CIA-s. Kam zbuluar se Gina Haspel është një njeri me karakter të madh."

Ndërsa senatori  e Arizonës, John McCain, i kërkoi Senatit të refuzojë emërimin e Haspel pasi tha se ajo nuk arriti dot të llogariste gabimet që bëri Amerika në torturimin e të ndaluarve të mbajtur në paraburgimin amerikan pas sulmeve të 11 shtatorit". Në vitin 2002, Haspel ishte mbikqyrësjae një burgu të fshehtë të CIA-s në Tajlandë, ku të paraburgosurit u torturonin me teknika mizore të marrjes në pyetje./ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/nje-histori-e-bukur-e-drejtoreshes-se-cia-s-gina-haspel-nene-terezen/

http://www.tiranapost.al/torturoi-si-askush-tjeter-terroristet-njihuni-gina-haspel-shefen-e-pare-grua-te-cia-s/