Video/ Qytetarët protestë para kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve

Qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës, bukës dhe ushqimeve të shportës. Nafta është rritur në 269 lekë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Me pankarta në duar protestuesit kërkojnë zbutjen e këtyre çmimeve.


"Jahti rus 45 lekë naftën duke bërë pushime, unë fermeri e blej me 260 lekë duke punuar tokën time", "Erdhën nga Ballshi i naftës me kuaj", "Uzina e Ballshit sot do mbante vendin ju e shitët për skrap", disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.
Protestë kundër rritjes së çmimeve po mbahen edhe në Durrës.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku paralajmëeroi një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës dhe një krizë për karburantet. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje se duhet të përgatitemi për çdo skenar pasi rritja e çmimeve nuk varet nga qeveria, por nga Bursa.