Studentët e Universitetit Bujqësor në protestë, bllokojnë mbikalimin e Kamzës
E Premte 11 Mars 2022, 12:51
TiranaPost

Pas studentëve të Korçës, edhe ata të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dalë për të protestuar për rritjen e çmimeve.
E kanë nisur nga shkolla e tyre, kanë bllokuar më pas mbikalimin e Kamzës, për të marshuar në fund drejt qendrës së Tiranës.
“Ngrihuni nga kafenetë”. “Fikni makinat”, janë thirrjet që studentët bëjnë.
Çmimi i naftës i rritur ditët e fundit për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, ka çuar në rritjen zinxhir të biletave të transportit ndërqytetas, por edhe në produkte të shportës ushqimore.