Studentët e Korçës ngrihen në protestë. Katër problematikat që parashtrojnë
E Premte 11 Mars 2022, 09:29
TiranaPost

Studentët e Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin këtë të premte dhe janë ngritur në protestë. Kërkesat e tyre i referohen rritjes së çmimeve, sidomos të naftës që ka sjellë kosto shtesë për ta, jo vetëm në transport, por edhe në shportën e ushqimeve.
Katër problematikat që parashtrojnë:
1.Po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës.
2.Protestojnë për rritjen e çmimit të biletave të transportit, një kosto e shtuar e
studentëve që udhëtojnë çdo ditë për në Korçë.
3.Protestojnë për rritjen e çmimit të shportës së ushqimeve.
4.Protestojnë për papunësinë.