Sa vatra aktive koronavirusi janë në Shqipëri? 35% e tyre në Tiranë
Në Shqipëri janë rreth 500 vaktra aktive të koronavirusit, një e dhënë që ka ngritur shqetësimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vendosën sot që Universiteti të mos i hapin dyert, as konviktet ,të paktën për një muaj deri në një njoftim të dytë, me studentët që do zhvillojnë mësimin vetëm përmes Online. Po ashtu po diskutohet mundësia e mbylljes së lokaleve në zoant më të frekuentuara pas orës 22:00.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije sot se nga 500 vatra aktive, 35% e të cilave janë të perqendruara në Tiranë. Ndërsa në dy javët e fundit, incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë.
Pjesë nga deklarata e zv. Ministres Rakacolli:
“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”.