Aktualitet

Rama: Inceneratori i Tiranës nuk është financuar nga shteti

Rama: Inceneratori i Tiranës nuk është financuar nga shteti

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në këto momente në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Gjatë seancës Rama tha që vetëm inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit është financuar nga buxheti i shtetit, ndërsa inceneratori i Tiranës është financuar nga privati i cili paguhet vetëm për shërbimin.

Rama: Unë jam në dijeni që në Elbasan e Fier janë ndërtuar dy vepra, për të cilat unë jam krenar. Shqipëria ishte një gropë plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave. Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve. Një ishte Bushati dhe tjetri ishte Sharra, i cili kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87.9 % e popullsisë. Sot nuk kemi 2 po kemi 5 impiante dhe kemi një situatë ku paralelisht me këto impiante ka edhe në Maliq, Berat dhe Vlorë. Financimi për këto është pjesë e këtij plani. Kam dashur që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh për prodhim energjie. Inceneratori në Tiranë nuk është i financuar nga shteti, Fieri dhe Elbasani po. Nga buxheti i shtetit 30.6 milionë janë përdorur për Elbasanin, 24.7milionë për Fierin. Inceneratori i Tiranës është financuar nga privati dhe paguajmë vetëm për shërbimin.