Rama në Komisionin për Inceneratorët: Po më bëni pyetje si thashetheme
Ditën e sotme në Komisionin e Inceneratorëve është thirrur kryeministri Edi Rama për të dhënë dëshminë e tiij.
Gjatë fillimit të mbledhjes kryeministri i është përgjigjur vazhdimisht pyetjeve të Tabakut duke u thënë se po i bën pyetje në formën e thashethemeve dhe jashtë kompetencave të saj si drejtuese e Komisionit.
Tabaku: A është zv.kryeministri Ahmetaj, mik i afërt i tre përfituesve të inceneratorëve, një nga përfituesit të ligjit të miratuar në Parlament?
Rama: E kuptoj që Big Brother ka krijuar audiencë shumë të madhe dhe mbase edhe mes nesh ka pasur që e kanë ndjekur, por se kush eshtë miku i kujt, se kush fle me kë, se kush zgjohet me kë nuk shkruhet në dispozitat e kryeminitsrit. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem për miqësitë e secilit prej jush me secilin prej jush. Si dëshmitar ju përsëris që po shkelni ligjin sërish. Si z.Rama ju them që nuk është në interesin tim të di se ç’bëjnë të tjerët në jetën e tyre private.
Tabaku: A është Damian Gjiknuri i cili deklaroi se ka udhëtuar me Zoton përfitues i ligjit të miratuar në Parlament?
Rama: Ju thashë që i di shumë mirë detyrimet e mia. Ju s’mund të përdorni përgjigjet e të tjerëve si propagandë. Po më bëni pyetje si thashetheme: a dini gjë ku ka udhëtuar ky, a dini me kë ka miqësi ai…