Aktualitet

Pushuesi për ngjarjen në Himarë: Paguam 150 mijë lekë për dy ditë, pronarja më kërkonte dhe kur isha në polici

Pushuesi për ngjarjen në Himarë: Paguam 150 mijë lekë

Pushuesi i cili u përfshi në një incident me pronaren e një hoteli në Livadhë, ka folur për ngjarjen, duke dhënë pretendimet e tij. Ditën e djeshme u publikua në media një video teksa pronarja po mundohej të ndalonte së larguari pushuesin me familjen e tij, gruan dhe fëmijën, që dëgjohej duke qarë e terrorizuar. Ai ka thënë se ka bërë kallëzim në komisariat dhe se pronarja e hotelit i ka kërkuar të paguante tre ditë qëndrimi, ndërkohë që sipas pushuesit ata kanë qëndruar vetëm dy ditë.


Pushuesi për News 24:

Kishim rezervuar për dy ditë, zonja pretendonte se do rrinim 3 ditë. Pronarja e vilës 'Natali' Katerina Joshi kërkoi të paguanim edhe për të shtunën. Kur u larguam paguam 150 mijë lekë të vjetra. Pjesa e tmerrshme e kësaj historie është se fëmija u terrorizua. Bëra kallëzim në komisariat. Isha në komsariat kur mora vesh që zonja ende më kërkonte.

*Tiranapost.al.