Aktualitet

Versioni i pronares së vilës për ngjarjen e ndodhur në Livadhë dje: Vajzën e bënë vetë për të qarë

Versioni i pronares së vilës për ngjarjen e ndodhur në

Një ngjarje që na u duk si 'Deja Vu' ndodhi dje në Jug të vendit, ku pronarja e një shtëpie pushimi u preu rrugën turistëve, pasi këta të fundit u larguan pa e lajmëruar pasi konstatuan se kushtet nuk ishin siç u ishte thënë.

Katerina Joshi, pronarja e shtëpisë së pushimit Vila “Natali” në një intervistë për Abcneës, ka dhënë versionin e saj.

"Ai përdori fjalor fyes ndaj recepsionistes dhe pastueses. Qëndrimi jonë në rrugë nuk ishte për pagesën, por për të pritur policinë. Në momentin që ai u largua në atë mënyrë unë njoftova policinë e himarës dhe në pritje të saj i pengova rrugën. Policia erdhi, por ai nuk e priti, u largua. Nëse ai do ishte i pastër duhet të kishte qëndruar. Ne nuk i kemi bërë terror as atij dhe as familjes, përkudrazi ai përdori fëmijën duke e bërë për të qarë".

Si ndodhi ngjarja në Himarë:

Një çift pushuesish shqiptarë kishin prenotuar për tre ditë hotelin, në ditët e premte, e shtunë dhe e diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar të shkonin që ditën e enjte dhe stafi i hotelit ua ka konfirmuar që mund të shkojnë. Pasi ka ndenjur një natë çifti i pakënaqur nga kushtet ka kërkuar që të largohet duke kryer pagesën vetëm për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i ka lejuar të largohen duke u kujtuar se kishin prenotuar edhe për të dielën, e për këtë arsye duhej të paguanin. Në videon e publikuar në media shihej se si gruaja e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar që të largohen.

Pushuesit më pas njoftuan policinë për shkak të konfliktit që ka zgjatur disa minuta.

*Tiranapost.al