Aktualitet

Pipero do ndjekë shembullin e 3 ish-presidentëve amerikanë: Do ta bëj vaksinën live në studio

Pipero do ndjekë shembullin e 3 ish-presidentëve amerikanë: Do ta

Shembullin e tre ish-Presidentëve Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton të cilët deklaruan se do ta bëjnë vaksinën live në studio, do ta ndjekë edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero.

I pyetur në "Opinion" nëse do ta bëjë apo jo vaksinën, mjeku Infeksionit në QSUT, Pipero deklaroi “po”, ndërkohë që shtoi se do e bëjë live në studio.

"Po, po, do ta bëj i pari, do ta bëj në studio, live. Por, përgjithësisht vaksinat japin shumë pak efekte anësore afat largëta, nëse japin e kanë afat shkurtra. Efekt anësor i një vaksine quhet dhe skuqja", tha Pipero.

Ndërkaq kujtojmë se tre ish-Presidentët e SHBA kanë dalë vullnetarë për të bërë publikisht vaksinën anti Covid për të promovuar besimin e publikut për sigurinë e vaksinës sapo Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve të autorizojë një të tillë.