Aktualitet

Meta pyetet për Bledi Çuçin: Do përgjigjem shpejt

Meta pyetet për Bledi Çuçin: Do përgjigjem shpejt

Kryeministri Edi Rama propozoi sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, pesë ditë pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse do të aprovonte propozimin e kreut të qeverisë, në një konferencë ushtruesen në detyrë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“S’do doja të përgjigjesha për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime, por si president do më duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do jetë më e shpejta”, tha Meta për gazetarët.