Rama zgjedh Bledi Çuçin për ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm. Rama e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter, nërkohë që njofton se në vend të Çuçit si ministër Bujqësie do të çojë për dekretim emrin e Milva Ikonomit.
Kryeministri po ashtu vlerson Çuçin dhe Ikonomin si dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.
Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.