Aktualitet

Kalon për gjykim dosja e Nevaldo Hajdarajt: I kërkon falje babait të Klodian Rashës në gjyq

Kalon për gjykim dosja e Nevaldo Hajdarajt: I kërkon falje babait

Dosja penale kundër Navaldo Hajdarajt kalon për gjykim. Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake e ish efektivit të forcave Shqiponja, i akuzuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 dhjetorit, pranë shtëpisë së të riut, në zonën e Laprakës.

Kalon për gjykim dosja e Nevaldo Hajdarajt: I kërkon falje babait

Është gjyqtari Bedri Qorri ai që kryeson seancën. Ndërkaq. Avokati i Navaldo Hajdarajt kërkoi që të ndryshohet akuza nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme si dhe të ketë gjykim të shkurtuar. Në seancë ka qenë edhe babai i Klodianit, të cilit sipas mediave, Navaldo i ka kërkuar falje.

Në fotot e publikuara nga seanca, Navald Hajdaraj shfaqet në seance me kokën të ulur. Do të jetë trupi gjykues që do të vendosë përfundimisht për Navaldo Hajdarajn.

*Tiranapost.al.