Dy arsyet që çështja e Tahirit u rikthye për rigjykim: Zbardhet vendimi
Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu për rigjykim çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme arsyetoi që në Shkallën e Parë ishin bërë gabime procedurale, për këtë arsye ajo di të rigjykohet nga një trupë tjetër.
Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Në vendim thuhet dhe se në rastin e gjykimit të ish-ministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja.
Një nga këto problematike ishte rikualifikimi i veprës penale. Në nisje të procesit Tahiri akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, por në përfundim Gjykata vendosi ta ndryshonte veprën në “shpërdorim detyre” dhe ta shpallte fajtor.
Sipas Apelit, pretendimi i ngritur nga Tahiri se po gjykohet për të njëjtat vepra të hetuara dhe gjykuara nga drejtësia italiane nuk qëndron.