Aktualitet

Tahiri flet pas vendimit të Gjykatës: Më vjen ndot dhe turp! Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë s’kam bërë faj

Tahiri flet pas vendimit të Gjykatës: Më vjen ndot dhe turp! Kam

Rreth një orë pasi mori vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja të rigjykohet nga e para, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dukej i ngarkuar emocionalisht, ndërsa tha për gazetarët:

“Nuk e prisja, rikthimi në pikën 0 në vetvete është padrejtësi. Ju garantoj nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë pa asnjë hesap. Po kurrë skam bërë faj. Mua realisht në qoftë se ka dhe një njeri të dytë në republikën e Shqipërisë që është zvarritur dyerve të gjykatave, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur, kontributin që kam dhënë edhe si deputet edhe si gjithçka, më vjen ndot dhe turp realisht.Beteja fillon nga e para. Gjykata tha Prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e vepres penale. Cilat janë këto unë nuk e di”.

Gjykata e Apelit vendos të rikthejë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për rigjykim në Shkallë të Parë. Kjo do të thotë që hetimi për ish-ministrin do të fillojë nga e para, ajo mund të zgjasë në kohë duke mbajtur e atë larg përfshirjes në politikë. Kjo do të thotë që vendimi për dënimin e Shkallës së Parë ndaj Tahirit bëhet nul.