Basha për inceneratorët: Socialistë në nivele të larta i kanë dhënë Komisionit Hetimor dokumente që vërtetojnë korrupsionin
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasi doli nga Kuvendi tha për gazetarët se disa socialistë i kanë dhënë Komisionit Hetimor dokumente zyrtare që vërtetojnë korrupsionin dhe vjedhjen te inceneratorët.
Lulzim Basha: A do ketë ndonjë socialist kurajon ta pohojë me votë atë që thotë nën dhëmbë, atë që ua thotë ju, sic na e thonë dhe ne që kjo është një vjedhje e paimagjinueshme, që kjo na bën me turp sikundër shumë prej tyre kanë bashkëpunuar deri në nivele të larta duke furnizuar me dokumentet zyrtare që vërtetojnë korrupsionin Komisionin Hetimor?
Gazetari: Socialistët e kanë bërë? Cilët janë këta?
Basha: Ju i thoni burimet? Dua t'i shpreh mirënjohjen cdo socialisti e socialisteje që e ka bërë këtë, mund të mos jemi dakord për mijëra gjëra, mundem për disa prej tyre të kem si kryetari PD disa cështje fondamentale që na ndajnë përjetë se kanë të bëjnë me pikpamjet tona për mëkatet, por për këtë aspekt pavarësisht motivit, shpresoj që motivi të jetë ky që jemi njerëz në radhë të parë para se të jemi politikanë e deputetë, e ta kuptojmë cfare i kemi bërë këtij vendi, t'i marrësh 430 milionë euro përmes një anëtari të bandës së Lushnjës.