• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Të gjitha

    Si mund të të shkojë dëm një ditë në Shqipëri


    Ka një harxhim fryme të madhe me detaje të parëndësishme të jetës politikë në vend. Kryeministri ka të drejtë kur na kritikon ne gazetarëve për mungesë cilësie dhe peshe edhe pse në fakt edhe vetë jo rrallë ashtu si ne gazetarët i jep përparësi çështjeve pa ndonjë vlerë, ose edhe kur janë më vlerë si objekt arti siç qe Kërpudha (gjatë protestës së opozitës datë 16 shkurt 2019 u dëmtua kërpudha në kompshtin e kryeministrisë) nuk kanë vlerë përballë objektit krahasues që në Shqipëri kur vjen puna të protestat janë vrarë e kanë humbur jetë, fëmijë, vëllezër, baballarë, deri edhe gishta siç qe rasti i polices, Inës. Kur mediat pranë opozitës ia vinin, ato pranë qeverisë ja numëronin me plus.

    Të shqetësohesh për bojën në ministri, kur hallet e këtij vendi janë ku e ku është pak a shumë si tema e Babales në prime time.

    Ka një konfuzion në listën e prioriteteve të Tiranës, dhe siç më tha një koleg që nuk jeton e punon në Shqipëri në WhatsApp sot: Politikë idiote ballkanase.

    Këtu pak mund të bësh diferencën. Opozita e dalë mandatesh e shinash e mendsh dhe bashkë me retorikën e statuseve të shumicës që ua kemi mësuar përmendësh gjuhën të gjithëve, se kanë të njëjtin stil, tezë, retorikë. Një vathë!

    Sa për bojën, sot është e tepërt t’i dedikojmë statuse, artikuj, apo lot. Le ta bëjnë më bojë murin e ministrisë, se pjesë e demokracisë është protesta, edhe kur e bën një që s’e pëlqen e s’je dakord me të, siç unë kam qenë dhe jam krejt larg vizionit që po sjell opozita dhe siç me keqardhje shoh retorikën e varfëruar qeverisëse e cila në vend të shqetësohet për ngjyrat, ka merakun e bojës.

    Ngjyrat janë fëmijët, nxënësit, shqiptarët që s’po u vjen radha të ankohen sepse jemi çdo ditë spektatorë të spektaklit dhe garës së statuseve, fjalimeve sidomos me gjuhën e urrejtjes në politikën e ditës, që është e politikës dhe jo e jona, një cekëtinë e pafundme.

    Po të mos e kesh mendjen dhe t’i futesh kërkimit të bojës si në politikë dhe media përfundon si i mbytur në cekëtinë pra…!

    /*Rubrika 25 rreshtat e Mirës nuk lejohet të ribotohet pa lejen e editorit. Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post