Rihapet shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër
Me rastin e 7 Marsit është inauguruar shkolla e rikonstruktuar profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i pranishëm Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
“Në vitet e fundit arsimi profesional ka ndryshuar rrënjësisht, jo thjesht në numra, por dhe në cilësi. Numrat kanë ndryshuar nga 3 mijë në 19 mijë nxënës në shkollat profesionale, në të gjitha drejtimet, dhe sigurisht cilësia ka ndryshuar drastikisht në krahasim me shumë vite më parë”, tha ministri Ahmetaj.
Falë këtij investimi mbi 500 nxënës të profileve hoteleri-turizëm, konfeksione dhe ekonomi-biznes, do të mësojnë e zhvillojnë praktikë në ambientet moderne të klasave, laboratorëve dhe kabineteve të kuzhinës, rrobaqepsisë, qëndisjes etj. /Tiranapost.al