Aktualitet Politikë Te gjitha

Nuk fitoi asnjë mandat, reagon Ben Blushi: Përgjegjësia është e imja


Kur janë numëruar thuajse 97% e kutive në të gjithë vendin, Ben Blushi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook. Ai nuk ka arritur të sigurojë një mandat në Tiranë, ku i duheshin minimalisht 13,500 vota. Blushi thotë se përgjegjësia është e gjitha e tij, ndërsa merita është e anëtarëve të LIBRA-s.

“Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi”, shkruan Blushi duke paralajmëruar se LIBRA do të vazhdojë të jetë një parti politike, por pa thënë se cili do të jetë fati i tij politik tashmë që ka humbur zgjedhjet./E.U, Tiranapost.al