• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndeti Ynë i Mendjes Të gjitha

    “Më ndihmo pa më ndryshuar”


    Dr. Anxhela Gramo, psikoterapiste/ Takimet, ose seancat e para të psikoterapisë janë përgjithësisht të parehatshme për atë që vjen të marrë ndihmë. Pavarësish  informacionit mbi psikoterapinë, kush vjen për herë të parë në terapi, nuk e ka patur të lehtë marrjen e vendimit. Dikush vendos menjëherë, dikush edhe pse e peshon gjatë dilemën ‘të shkoj apo të mos shkoj’; humbet aty; dikush, vendos shpejt por heziton të marrë telefonin e të kontaktojë psikoterapistin. Dikush zgjedh t’;i dorezohet frikës prej ndryshimeve që sjell terapia. Nuk është e lehtë të flasësh me një të huaj për shqetësime personale, e as për dhimbjen që ndihet së brendshmi. Kështu, shumë prej nesh zgjedhin të heshtin para vuajtjes që me kalimin e viteve shndërrohet në një pjesë të vetes pa të cilën nuk jetohet dot. Pa dashur ta kufizojmë kuptimin e pjesëve që përplasen brenda nesh, ato të cilat mundohen së tepërmi gjatë këtij procesi, janë pjesa që vuan por hesht, dhe ajo që flet për të maskuar tjetrën. Vuajtja shpirtërore e përditshme shpeshherë perceptohet si një realitet që shpërfaqet me rritjen tonë, i cili duhet pranuar pavarësisht kostove personale. ‘;Kështu e ka jeta, duhet të pranojmë realitetin e të ecim përpara sepse jeta vazhdon.’; Ky është ngushëllimi tipik që vjen prej atyre që na rrethojnë dhe na bëhen të afërt me më ‘të mirën’; që ata kanë mundur të bëjnë për veten gjatë jetës së tyre. Po cili është realiteti? Ai që të tjeret shohin tek ne me lentet e tyre, ai që ndjejmë por nuk kuptojmë; apo, ai që ndjejmë, kuptojmë dhe e shmangim? ‘Nuk mbaj mend kur kam qenë e nëse kam qenë ndonjëherë ndryshe. E pse u dashka të ndryshoj?’ E gjitha kjo është një luftë mendimesh, ku zor të kuptohet cilat janë të tuat, të të tjerëve që kujdesen për ty apo të atyre që presin të mos zhgënjehen prej teje. ‘ Presioni i jashtëm në të mirë e në të keq, shpeshherë nuk na lë hapësirë të ndalojmë e të pyesim veten ‘Pse zgjedhim të bëjmë ato që bëjmë gjatë jetës? Pse zgjedhim të riciklojmë trauma të së shkuarës në të tashmen? Pse kyçemi emocionalisht dhe vetëm ankohemi që gjërat nuk na ecin prej kohësh, që marrëdhëniet ngecin, e që nuk arrijmë të shijojmë asgjë.”

    Kujt tjetër veç nesh mund t’;i bëjnë sens përjetimet tona? Nuk mjafton të numërosh ‘netët pa gjumë, krizat e panikut, mungesat në punë, episodet e humorit të paqëndrueshëm’; që të shqetësohesh për veten. Mënyra si ndihemi në situata të reja apo të vjetra, me miq të vjetër e të rinj, me kolegët tanë në punë, me fëmijët, apo familjarë tanët, nuk na tradhton asnjëherë, përkundrazi është ajo që na sinjalizon për diçka që nuk shkon. E nëse ne, përpiqemi të kuptojmë çdo ditë nga pak, prej asaj që na frenon dhe kufizon lirinë tonë, mund t’ia arrijmë të shmangim situata ekstreme të shëndetit tonë mendor.

    Kështu, shterimi i energjisë, apo humbja e dëshirës për të nisur një ditë të re edhe pse ia kemi dalë t’;i mpijmë e kurojmë dhimbjet duke përdorur në mënyrë impulsive substancat narkotike të cilat kthehen në të vetmet mekanizma ‘kontrolli’; mbi atë që dhemb dhe zbeh çdo ditë fuqinë tonë mbi veten dhe botën përreth, mund të jenë shembuj që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, e jo vetëm psikoterapeutike. Psikoterapia shërben për të gjetur kuptim dhe përgjigje për shumë pyetje. Ndodh që vetëm mendimi që do të takosh një doktor të mendjes mjafton që të krijosh imazhin e një ‘të sëmuri’; që shkon të gjejë ‘shpëtim’; për shqetësimet para një autoriteti ku duhet të dorëzohesh. ‘Të vërtetat mbi jetën time janë të miat. E di që jeta që bëj është e frikshme edhe për mua kur zgjohem dhe ndjej dhimbjet, pra nuk di a dua të përballem me atë që më frikëson e më kujton njeriun të cilit unë dua t’;i shmangem. E si më shërben mua psikoterapia, atëherë?’; Nga ana tjetër, ka edhe nga ata të cilët dorëzojnë përgjegjësitë e tyre tek psikoterapisti ‘Këto janë shqetësimet e mia. Tani ju e dini se c’;duhet të bëj që unë të shërohem plotësisht. Ndaj kam ardhur këtu.’; Plotësisht e sinqertë kjo kërkesë ‘më ndihmo të gjej shërim, por pa më ndryshuar’. Ndryshimi që duam është eliminimi i shqetësimeve dhe simptomave torturuese, por nuk besojmë kurrë që ndryshimi vjen vetëm nga ne dhe nga askush tjetër, as nga psikoterapisti. Jemi mësuar të orientojmë dhe kufizojmë veten, dëshirat dhe zgjedhjet tona nisur nga të tjerët që në mënyrë të pavetëdijshme refuzojmë t’;ua c’;bëjm rëndësinë, përndryshe do të rrezikonim të mbeteshim vetëm, dhe ne nuk dimë sesi mund të jetë të rrish vetëm sepse nuk e njohim atë.

    Gjatë një procesi psikoterapeutik prej 2 vjetësh, dikush u shpreh ‘Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të arrija të kisha këtë kapacitet që kam sot për të kuptuar veten…’/ Blogu – Shëndeti ynë i mendjes/ Copyright Tiranapost.al