Aktualitet

Meta thërret kreun e SHISH dhe komandantin e gardës, kush po e kërcënon Bashën?

Meta thërret kreun e SHISH dhe komandantin e gardës, kush po e

Presidenti Meta, pas lajmit se Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në një takim me truprojën e Bashës i ka thënë nëse ka nevojë shtesë për mbrojtje lideri i opozitës, pasi sipas ministrit siguria e tij është në rrezik, ka reaguar menjëherë presidenti Meta. Mësohet se Presidenti ka kërkuar në takim kreun e SHISH-it Helidon Bendon dhe komandantin e Gardës, përmes të cilëve do të informohet mbi vërtetësinë e këtij lajmi.

Kujtojmë se pak më herët sekretari i PD-së Gazmend Bardhi publikoi shkresën drejtuar ministrit Lleshaj ku i tregonte për takimin me truprojën e Bashës me datë 14 në orën 15:00 në zyrën e Ministrit, e siç pretendohet ministri i ka thënë nëse Basha ka nevojë për mbrojtje shtesë. Bardhi thotë se nëse Lleshaj ka informacione që siguria e Bashës është në rrezik duhet të njoftohej menjëherë përmes rrugëve institucionale dhe jo në takime.

Për më shumë kliko linkun më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/po-kercenojne-bashen-pd-akuza-ministrit-lleshaj-per-shantazh-pse-u-takua-me-truprojen-e-tij-ne-zyre/