Aktualitet

Lirohet pas 8 muajsh në burg reperi Stresi

Lirohet pas 8 muajsh në burg reperi Stresi

Lirohet pas 8 muajsh arrest reperi Arkimed Lushaj, i njohur me pseudonimin Stresi, i akuzuar si anëtar me një grup kriminal që vepronte në Tiranë.

Ai u arrestua në 17 tetor të vitit të kaluar në një hotel në Linzë, për armëmbajtje pa leje, ndërsa iu gjetën dhe 2 doza kokainë.

Por policia njoftoi se arrestimit i tij u bë pas disa muajsh hetimi, që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Si pasojë e gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai u dënua me 2 vite, ndërsa u lirua nga gjykata pas tetë muajsh burg me argumentin e gjykatës se nuk përbën rrezikshmëri.

Kjo nuk ishte hera e parë që Arkimed Lushaj prangosej për mbajtje armësh pa leje, ai njihet edhe për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera. Gjithashtu Stresi përfundoi në prangat e policisë, edhe në 13 prill të 2018-s, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/stresi-arrestohet-kokaine-e-arme-pa-leje-ne-nje-hotel-ne-linze/

http://www.tiranapost.al/policia-jep-detaje-stresi-pjese-e-nje-grupi-kriminal-arrestimi-pjese-e-nje-hetimi-disamujor/

http://www.tiranapost.al/burg-per-stresin-cfare-e-lidh-ate-grupin-bajri-te-shkodres/