Aktualitet

Lali Eri opium për…

Nga Enkel Demi/ Ata u përbetuan që do i lanin me gjak me themelitë e Teatrit Kombëtar. Do të lidheshin me tel tek guri i historisë së Teatrit si bijtë e Moisiut që presin t’ua këpusë kokën sakica, vetëm që lavdia e tyre dhe paraardhësve mos të binte në dorë të oligarkëve, qeverisë, vrasësit me pagesë - arkitekt në Danimarkë, kryeministrit marrok.

Pati nga këta heronj të kohës sonë që u kacafytën me heronj të kohës së atyre. I shkruan letra sho-shoqit, kërcënime, mbajtën fjalime, lidhën kokën me shami pa e bërë grevën e urisë, pinë, u dehën, u bënë esëll, shkuan në komisione, dëgjesa, shkëmbyen sms, lexuan deklarata, lanë t’u vente pas si qeni i Ivës shprehjen e Adil Çarçanit: “Na, mo ti i dekllaratës…”. I bënë të gjitha këto, madje ka fjalë që kanë lënë amanetet, zbuluan testamentet e etërve, bënë peticione, grisën peticione.

Kaq me pathos e luajtën këtë akt tragjedie, sa plot të tjerë, përfshirë dhe mua, na vinte me plas që nuk ishim aktorë që të shkruanim qoftë dhe një rresht në këtë katharsis mëvetësie.

Dikush prej tyre tha: “Ky është Jeruzalemi ynë!”. Një tjetër: “Më mirë prishni kisha e xhamia, se teatrin tonë!”. Papa vetë e kuptoi që paska çelësat e kashtës në dorë, në krahasim me kyçet e Hervin Çulit. Aktorë me flokë të gjatë, zëra baritonësh që kujtojnë të vdekurit dhe përbetohen se do vdesin…

Kaq.

Pastaj i takon Lali Eri dhe jua bën mendjen sallatë.

Punë muti…

Blogu “C’è posta per te” nga Enkel Demi

*Kjo është një rubrikë e Tiranapost.al/ Ndalohet ripostimi pa lejën e editorit