Ky po që është babagjysh. Blendi Salaj na tregon çfarë ndodhi në 27 orë transmetim në radio
Blendi Salaj ka qëndruar 27 orë në transmetim dhe ky nuk është viti i parë që e bën. Në programin e tij “Klubi i mëngjesit” në Club FM, çdo vit mbërrijnë më shumë dhurata për fëmijët në nevojë. Jo të gjithë kanë mundësinë të blejnë për fëmijët. Kështu që emisioni ka menduar sërish për këtë.
[caption id="attachment_157952" align="aligncenter" width="804"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157953" align="aligncenter" width="799"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157955" align="aligncenter" width="564"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157956" align="aligncenter" width="567"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157957" align="aligncenter" width="769"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157958" align="aligncenter" width="678"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157948" align="aligncenter" width="711"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
Përgjatë transmetimit maratonë, shumë fëmijë, biznese dhe njerëz të njohur të televizionit mbërritën me dhurata në ambientet e radios. Dikush me arusha, dikush me lodra. Blendi Salaj i kontaktuar nga Tiranapost.al dha disa detaje më shumë për këtë nismë kaq simpatike. Ai tregoi se i rëndësishëm nuk është vetëm sigurimi i lodrave për fëmijët në nevojë, por edhe t`i mësosh fëmijët që i kanë dhomat plot me lodra, që të dhurojnë. “Me shpërndarjen e dhuratave nuk merremi ne, pasi nuk e dimë se ku janë realisht nevojat. Jemi të lidhur me shoqata si World Vision, Kishën Ungjillore, apo Komunitetin Mysliman. Se për ne nuk ka rëndësi kush i merr dhuratat. Pavarësisht nëse janë Krishtlindjet, të gjithë fëmijët i duan ato. Nuk e kemi parë si diçka fetare këtë nismë.”
[caption id="attachment_157954" align="aligncenter" width="744"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
E pyetëm edhe nëse djali i Blendit kishte dhënë dhuratën e tij. “Po edhe Brian dhuroi. Ai na dha ngjyrat e tij”, tha Blendi. “Një pjesë e lodrave të këtij viti u shpëndanë në Elbasan dhe për fëmijët në situatë rrugë”, e përmbylli ai.
[caption id="attachment_157959" align="aligncenter" width="787"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157960" align="aligncenter" width="799"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157961" align="aligncenter" width="813"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
[caption id="attachment_157962" align="aligncenter" width="812"]
(Momente nga Maratona. Foto nga Facebook)[/caption]
Nuk mund të mos e themi sërish. A ka gjë më të bukur se fëmijët kur dhurojnë për fëmijët? Disa i bëjnë të ndihen të dobishëm e altruist, të tjerëve që jetojnë në varfëri, se ashtu erdhën mundësitë, i zbukurojnë festat me dhurata. Epo ja, ky është babagjyshi.
F.H/Tiranapost.al
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]