Aktualitet

Ksenofon Krisafi, negociatori i ri për marrëveshjen me Greqinë dhe mendimi që ka ai për këtë çështje

Grupit negociator të Shqipërisë për marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar i shtohet edhe Ksenofon Krisafi. Ky i fundit është një ekspert i së drejtës ndërkombëtare.

Teksa Ksenofon Krisafi nuk ishte pjesë e grupit të negociatorëve me Greqinë, gazeta Dita e ka pyetur profesorin në fjalë për këtë çështje, si një prej specialistëve më të njohur të së drejtës ndërkombëtare në vend.

Pikëpamjet dhe argumentet e përmendura në këtë shkrim, i ka bërë të njohura menjëherë pas publikimit të përmbajtjes së të ashtuquajturit pakt detar shqiptaro-grek të vitit 2009. I ka parashtruar në formën e një studimi, në fillim të vitit 2012, kur ishin shfaqur dhe ishin ndjerë qartë pasojat e cedimit territorial të realizuar nëpërmjet tij. Kësaj teme ai i është kthyer e rikthyer vazhdimisht vitet e fundit, sidomos tani kohët e fundit. Shkrimin e plotë e lexoni KËTU.

13 negociatorët e Shqipërisë:

Armand Skapi -Ministria e Jashtme

Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare

Artur Mecollari - Kapiten i parë i Forcave Detare

Arsen Mullai - Drejtor i Përgjithshëm i AKBN

Viktor Doda - Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar

Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë

Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN

Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër

Elira Kokona- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë

Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë

Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë

Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës

Ksenofon Krisafi- Ekspert i së drejtës ndërkombëtare