• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Iva Tiço denoncon OSSHE-në: Banditët me pinca


    Gazetarja Iva Tiço ka publikuar një status në Facebook dhe e ka me OSSHE-në që në ditën më të ftohtë të vitit i kanë prerë dritat. Tiranapost.al kontaktoi me gazetaren e cila tha se kjo gjë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, por edhe disa qytetarëve të tjerë në të njëjtën shkallë, të cilët gjithashtu e kishin kryer pagesën.

    Lexoni statusin më poshtë:

    “Kur eshte dita me e ftohte e vitit dhe je me gryke e temperature e nuk del dot nga batanija dhe te ikin dhe dritat mund te mendosh qe eshte thjesht e marta ters. Por jo, zbulon qe punonjesit e OSSHE te kane prere dritat, edhe pse i ke paguar. Gabim sistemi thone! Bande qelbesiresh them une! Nje verifikim perpara se te nisesh me pince ne dore ne diten me te ftohte te vitit eshte minimumi qe duhet bere. Nuk po pretendoj te jene te njerezishemndhe solidare ne dite te tilla, kur edhe kondicioneret dhe ngrohesit qe lihen ne pune 24 ore serish nuk ngrohin… Njerzilliku eshte luks ne kete vend. Te pakten te jene profesioniste dhe te trajtojne me rrespekt cdo qindarke te derdhur ne arken e kompanise BANDITE #ibefshiilace”.

    Screenshot nga Facebook.

     

    Iva na ka nisur edhe një foto të librezës së dritave, ku duket që pagesat janë kryer./ Copyright Tiranapost.al

    Libreza e Dritave të Iva Tiços