Aktualitet

Arrestohet Loredana, gruaja e Mozzik-ut dhe historia është e denjë për një film policor

Arrestohet Loredana, gruaja e Mozzik-ut dhe historia është e

Një akuzë e rëndë bie mbi reperen Loredana Zefi, njëherësh edhe bashkëshorte e Mozzik-ut. Ajo është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Zvicër ku edhe jeton. Padia është ngritur nga një çift rreth të 50-tave të cilët dyshohet se janë mashtruar fillimisht nga vëllai i Loredanës dhe pastaj nga vetë Loredana.

[caption id="" align="aligncenter" width="1280"]Petra Z. hat Anzeige gegen die Rapperin Loredana Zefi eingereicht. Petra Z, foto nga 20 minuten[/caption]

Historia e publikuar nga media zvicerane “20 minuten”.

Petra, gruaja që pretendon se është mashtruar është njohur me Beratin, vëllain e Loredanës në rrjetin social Badoo. Kanë krijuar miqësi, janë takuar dhe më pas ai i ka kërkuar ca para borxh për një transplant veshke që duhej të bënte e ëma. Petra ia ka dhënë pa dijeninë e të shoqit, por kur Berati i prezantuar me emrin Antonio nuk ia ka kthyer dhe kur ajo i ka zbuluar emrin e vërtetë përmes një pasaporte, i tregoi bashkëshortit.

Historia vazhdon pasi Petra dhe i shoqi tregojnë që Berati u kërkoi para ekstra me shpresën që do t`i fitonte në një kazino ku një miku i tij punonte e do ta ndihmonte. Ata ia dhanë dhe i humbën sërish. Pas kësaj në skenë doli Anna Landmann, e prezantuar si avokate vajzë avokati që në fakt është Loredana Zefi.

Loredana i kërkoi para për t`i ndihmuar t`i merrnin paratë mbrapsht meqë çështja e tyre u bë publike ngaqë çështja u mbyll ndaj Beratit i cili i kishte marrë lekët në dorë dhe s`kishte prova. Ata humbën 200 mijë franga me Beratin dhe 700 mijë me Loredanën. Të paktën kështu deklarojnë.

Një ditë e ulur në tren, Petrës i ra në dorë një gazetë që shkruante për reperen shqiptare Loredanën me shumë ndjekës në Instagram që kishte videoklipe mes luksit dhe aty iu shemb bota. Loredana e pranoi të vërtetën para tyre, u shpjegoi që ishte motra e Beratit dhe se do përpiqej t`ua kthente paratë. Më pas ajo mbeti shtatzënë dhe çështjen ia kaloi vëllait, Agonit. Edhe ky i fundit u premtoi t`ia kthente paratë, por s`e bëri.

Ndaj policia e arrestoi dje në mbrëmje në shtëpinë e saj Loredana Zefin me akuzën për mashtrim, kanosje dhe vjedhje.

Çifti që i akuzon është i depresionuar. Petra ka humbur shumë kilogramë, vuan nga ankthi dhe ka tentuar vetëvrasjen. Ajo ka marrë edhe borxhe tek familjarët.

*Ky post u përshtat nga 20 minuten dhe është realizuar nga Fabjola Hije.