Agron Llakaj sqaron lajmet për largimin nga Vizion Plus
Një foto e shkrepur gjatë ditës së sotme të Agron Llakajt, moderatorit, aktorit dhe autorit të “Al Pazar” me Ben Blushin, drejtorin e Top Channel u interpretua si një lëvizje e mundshme e Gonit në këtë televizion. Ne të Tiranapost kontaktuam vetë Agronin për të mësuar diçka më shumë se sa supozimet që shkruheshin lart e poshtë.
[caption id="attachment_235721" align="aligncenter" width="631"]
(Agron Llakaj dhe Ben Blushi gjatë takimit, foto nga Gazeta Dita)[/caption]
“Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, tha Agron Llakaj për Tiranapost.
Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.
Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.
Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]