• Shqip
  • English
  • E martë, 28 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • 25 rreshtat e Mirës Kryesore Të gjitha

    4 shokët e lokalit të lagjes, që do m’i kishte zili edhe Jennifer Lopez!


    Ne kemi nevojë të dëgjojmë muzikë. Ajo protesta dje njëherë, ishte një thirrje e madhe për muzikë. Nuk është Shqipëria aq e lodhur, aq pa shpirt, aq pa muzikë, aq pa rini…

    Mira Kazhani/ Dje Jlo postoi një video me një burrë që s’e kisha parë kurrë në jetën time. Ishte një burrë që ylli Lopez e quante legjendë dhe gjatë gjithë kohës e shihte me adhurim. Chegaste (erdhi momenti) ishte një këngë si ninullë dashurie dhe më pas u gjenda në Youtube dhe pashë Roberto Carlos, tipik artist, i moshuar, i dashur për njerëzit e atyre anëve të Amerikës Latine. Ne, sot, nuk e kemi një figurë që të na mbledhë kështu bashkë. Ndoshta kur të plaket Arditi, Aleksandri ose dhe Albani! Mbase ne nuk i lëmë njerëzit të plaken si artistë. Ne sikur nuk duam të kemi shtylla frymëzimi, modele, një njeri që e duartrokasin të gjithë bashkë.

    Dje, në kafe, pashë një gjë të mrekullueshme, që edhe Jlo do ta postonte në Instagramin e saj: 4 burra të moshuar, me kapela republikë, thinja të bardha borë, këpucët pak si një numër më të madh dhe njëri me një telefon smart. Nuk do ta ktheja kokën, nëse nuk do më tërhiqte vëmendjen një këngë italiane, që nuk ia di titullin, por shumë e bukur. Një këngë e vjetër, nga ato që jetojnë përgjithnjë. E pra, ishin 4 shokë, afër të 80-ave, ndonjëri edhe me shumë, që dëgjonin muzikë italiane dhe flisnin për muzikën italiane. Nuk ishin as muzikantë, as kompozitorë nga ata të RTSH-së. Ishin 4 shokë, që dukeshin që ishin prej një jete bashkë. Nuk luanin as domino, nuk kishin as gazeta, as nuk flisnin për politikë, por dëgjonin muzikë. E donin aq shumë muzikën, sa e dëgjonin pa teklif në telefonin e tyre. E kam ende në sy pamjen e 4 shokëve që dëgjonin muzikë italiane.

    Ne kemi nevojë të dëgjojmë muzikë. Ajo protesta dje njëherë, ishte një thirrje e madhe për muzikë. Nuk është Shqipëria aq e lodhur, aq pa shpirt, aq pa muzikë, aq pa rini. Unë pashë katër 80-vjeçarë të rinj fringo!
    Po s’ka kush i poston në instagram. Copyright/ tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post