YouPost

Unë dua Biden! Dhe ju jap të gjitha arsyet pse Trump ju shpëlau trurin amerikanëve me propagandë

Unë dua Biden! Dhe ju jap të gjitha arsyet pse Trump ju shpëlau

Pas pyetjes me video që editorja e Tiranapost.al Mira Kazhani bëri ka patur reagime të ndryshme. Kemi zgjedhur një mesazh të gjatë të Matildës për ta ndarë më ju.

Mesazhi i plotë:

Për Mirën dhe TIP: Unë nuk votoj dot në zgjedhjet presidenciale akoma, por ajo që kam parë dhe që bën diferencën është se amerikani mesatar që përben një përqindje të madhe të popullsisë është ‘brain washed’.

Strategjia e Trump që në fillim ka qenë ta bombardoje median, rrjetet sociale me aq shumë informacione dhe pse jo të vërteta që njerëzit kur e dëgjojnë të flasë ta besojnë.

Sistemi zgjedhor i tyre bën që votat e disa njerëzve në të ashtuquajturat “white zones” vlejnë më shumë se votat e njerëzve në shtetet më diverse. Ai nuk e fitoi votën e popullit as para 4 vitesh dhe as tani nuk do ta fitojë dhe kjo nuk është e drejtë (dhe pse kush jam unë të vë në dyshim Kushtetutën e tyre, but just saying).

Ai del ne TV, Tëitter dhe mitingje duke thënë që ka zhvilluar ekonominë duke dhënë shembullin e sa është rritur ‘stock market’, por ekonomia dhe ‘stock market’ nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën madje t’i krahasosh ashtu është nocion i gabuar tërësisht. Gjatë pandemisë njerëzit morën lekë nga asistencat dhe një ndihmë nga shteti dhe arritën të merrnin më shumë lekë nga sa merrnin kur ishin në punë, por shumica nuk e dinë që ato lekë do t’iu taksohen vitin që vjen. Ai nxori ‘payment protection plan’ që asnjë kompani e madhe nuk e adoptoi, sepse ishte ‘non sense’.

Njerëzit thonë nuk duan të kthehen në shtet socialist me Biden (po nuk dinë të të japin 3 motive pse e mendojnë këtë), por iu lezetoi shumë të merrnin asistenca dhe janë të parët që bëjnë kërkesa për asistencën shëndetësore falas dhe rrinë me muaj nëpër telefona duke bërë kontestuar faturat e spitaleve.

Nga rrethi im shoqëror/kolegë pune asnjë njeri i shkolluar që kanë pozicione të larta nuk e mbështesin Trump. E mbështesin njerëzit e varfër që kanë pak informacion, njerëzit që nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë Amerikës (më beso që janë shumë) dhe ai iu mbush kokën me broçkulla. Njerëzit thonë bëri mirë që u largua nga WHO, nga ‘accordo’ i Parisit se Amerika jepte shumë lekë, por nuk kuptojnë që pasojat do i kenë ata vetë dhe se ngrohja globale nuk do kursejë Amerikën vetëm se kështu thotë Trump.

Ai thotë unë fitova, dhe pastaj del dhe thotë po vidhen votat duke vene ne diskutim legjitimitetin e “shtetit më demokratik në botë”.