YouPost

Çfarë është trendi “NPC” që po i ndihmon TikTok-erat të fitojnë para

Çfarë është trendi “NPC” që po i ndihmon

Një numër gjithnjë e në rritje i krijuesve të TikTok po ndjekin një trend të ri të quajtur NPC (Non Player Character). Përmes kwtij trendi TikTok-erat të imitojnë veprimet e përsëritura të një personazhi në një lojë video.

PinkyDoll është një prej tyre dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të TikTok.


Ajo thotë se është frymëzuar nga personazhet e lojërave Grand Theft Auto, (animacione boshe) për të krijuar efektin e një bote plot lëvizje.

Trendi i transmetimit të drejtpërdrejtë NPC mund të duket i çuditshëm, por disa krijues po e shohin atë fitimprurës.

Shikuesit mund të blejnë dhurata për krijuesit brenda transmetimit të drejtpërdrejtë, të cilat shfaqen në ekran. Kur krijuesi e sheh përgjigjet me përgjigjen e programuar paraprakisht, psh: “Akullore kaq e mirë”. Krijuesit marrin një pjesë të kostos së dhuratës.

Dhuratat kushtojnë vetëm disa cent, por, megjithëse të vogla ​​këto mikro të ardhura mund të shtohen.