YouPost

3 tendencat e dasmave që do të dominojnë në vitin 2022

3 tendencat e dasmave që do të dominojnë në vitin 2022

2022 do të ketë një ndryshim të vogël në mënyrën se si njerëzit i organizojnë dasmat. Ndërkohë që dasmat e destinacionit do të vazhdojnë të sundojnë, eventet intime do të fitojnë rëndësi.

Këtu janë 3 tendencat e dasmave që do të sundojnë 2022-shin.

Dasmat intime janë këtu për të qëndruar

Duke qenë se viti 2022 mund të jetë i mbërthyer nga retë e errëta të Omicron, ka shanse që dasmat intime të mos jenë vetëm çështje e personave të famshmëm, por edhe njerëzve normalë. Ndërsa mund të pasohet nga një pritje madhështore për disa, të tjerë thjesht mund të duan ta mbajnë ceremoninë e tyre shumë intime dhe me njerëzit më të rëndësishëm.

Dasmat e destinacionit

Nga rezervimi i sallës së lezetshme te zgjedhja e qyteteve të ndryshme, skenari i dasmës ka pësuar një ndryshim masiv. Për më tepër, nëse Koronavirusi vazhdon t'i frikësojë njerëzit, ka shanse që njerëzit të preferojnë vende të fshehura larg ngutjes dhe nxitimit dhe të bëjnë betimet e tyre të dasmës në paqe.

Fustani i nusërisë me qira mund të bëhet zgjedhja e njerëzve

Ndërsa asgjë nuk mund të zëvendësojë ndjenjën e shfaqjes së fustanit tuaj të nusërisë, ka disa që preferojnë të marrin me qira fustanin në vend që të shpenzojnë një shumë të madhe për ta veshur vetëm një herë.

Tiranapost.al