Videopodcast

Në Shqipëri mësova të mbroj më shumë veten

Në Shqipëri mësova të mbroj më shumë veten

Në episodin e këtij podcast-i është Evi Reçi.

Ajo është rritur në Athinë. Më pas, rininë e hershme e ka kaluar në Firence të Italisë, për t'u kthyer në Shqipëri përfundimisht para disa vitesh.

Është interesante sesi kultura të ndryshme i japin njeriut ngjyra të reja në personalitet. Diku je e brishtë, dhe gjetkë, papritur e gjen veten një luaneshë. "Athina më mësoi modestinë", tregon ajo kur flet për shoqen e pasur dhe të pasurit e shkollës, që nuk dallonin nga fëmijët e tjerë në lagjen e famshme "Glifadha".

Italia, një vendim rinie por prapë një mësim i madh. Dhe në fund Shqipëria, aty ku mësoi të mbrojë më mirë veten.

Ky është episodi i Evit, eksperienca e Evit. Në këtë episod do qeshni dhe do reflektoni, me këtë vajzë plot talent dhe eksperiment me jetën.

Në Shqipëri mësova të mbroj më shumë veten

Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank dhe Lajthiza

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore