Çfarë i shërben Shqipërisë tonë?
Në episodin e kësaj të premte kam ftuar një grua e cila flet tërë kohës për Shqipërinë.
Mirela Kumbaron e takova në Dubai, në COP28, aty ku e gjitha bota u mblodh për të folur për ndryshimet e klimës dhe mori zotimet për të. Disa media e quajtën ironike që klima dhe mjedisi të diskutohen në parajsën e naftës. Kumbaro thotë se bota nuk mund të shihet bardhezi. Madje ajo thotë se as vetëm e gjelbra nuk e bën atë, por të gjitha ngjyrat.
Folëm në këtë podcast për Shqipërinë e kontrasteve, të gabimeve. Shqipërinë e Vjosës, Shqipërinë “e varfër” që e kërkojnë të pasurit, Shqipërinë “e pasur” që e kërkojnë të varfrit.
Po cila Shqipëri i takon të ardhmes? Ju ftoj ta ndiqni këtë podcast
Si gjithmonë në kanalin e YouTube
Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank dhe Lajthiza
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore