Videopodcast

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Olta Gixharin

Episodi i ZëmeMirënPodcast me Olta Gixharin

Diku para 15 vitesh isha gocë e re dhe ora 12 e natës të premteve ose të shtunave na gjente duke u dëfryer mes miqsh, ndonjëherë edhe të panjohurish.
Kështu ka ndodhur me Olta Gixharin, e cila në një nga këto të premte, erdhi e më përqafoi duke më thënë se më kishte shumë xhan edhe pse më kishte parë vetëm nga ekrani. Unë jepja lajmet në atë kohë dhe nuk kisha ndonjë famë, ndërsa ajo ishte në majën e suksesit dhe famës së vet.

E mbaj mend mirë çiltërsinë me të cilën ajo sillej dhe jo vetëm në këtë episod timin.

Nuk kemi qenë kurrë shoqe, por ndër vite e kam ndjekur karrierën e saj si aktore, për mua shumë e talentuar edhe pse hiret e kanë sunduar talentin e saj (për mua padrejtësisht).

Siç thotë ajo, në asnjë rast nuk është pishman që është e bukur, edhe kur kjo e fundit jo rrallë i ka prishur punë.

Olta Gixhari, ose siç miqtë e thërrasin në mbiemër vetëm, Gixhar, nuk është aspak thjesht "caliente", edhe pse siç thotë i pëlqen të luajë pak me naivitetin. Kush e njeh nga afër e di mirë që Gixhari është një zhivë. E di që po thoni se e njihni, se e keni parë në reality show-n e "Big Brother", por mendoj që në këtë podcast do të zbuloni apo konfirmoni anë të reja e të panjohura të saj si grua, si mami, si gocë seksi, si aktore, si njeri sidomos.

Është një episod plot liri e sinqeritet.



*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Abi Bank, Lajthiza, Eurosig, UBA, Metropolitan

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore