Episodi i ZëmeMirënPodcast me Ditmir Bushatin

Në sezonin tim të parë kam folur me Primo Shllakun, i cili sa herë më pyesin nëse do isha e detyruar të zgjidhja një podcast, them emrin e tij. Por Primon e thirra tani në këtë shënim sepse kur flisnim për Shkodrën, ai me pat thënë se ai vend ka humus, ndaj kanë dalë shumë personalitete. Por nuk ka mundur të prodhojë politikanë.
"Po Bushatllinjtë", i thashë unë? "I vranë, nuk dolën gjallë", - m'u përgjigj ai me një farë mimike.
Një pasardhës i tyre, gjallë në politikën e ditëve të sotme, është Ditmir Bushati.
E ftova në këtë episod për të folur, jo për Bushatllinjtë, po për të.
Për filozofinë e jetës, atë jetën që arrin të shohë vetëm dikush që ka provuar ngjitjen dhe zbritjen.
Për ditët kur je në kupë të qiellit dhe ditët e vetmisë politike. Për shokët dhe mirënjohjen, dhe më pëlqyen përgjigjet që mora prej tij. Sepse zakonisht njerëzit inteligjentë kanë frena me sinqeritetin. Por mesa duket gjatë këtyre viteve, i larguar nga politika, siç thotë ai me nënvizim - jo për zgjedhjen e tij, - ka fituar një lloj sportiviteti me të vërtetat.
Folëm sigurisht për fëmijërinë dhe tek Ditmir Bushati kupton se ajo parathotë të ardhmen tonë. Është një episod me akullore që do ju ngacmojë dhe do qeshni. Por jo vetëm ky. Ka edhe shumë të tjerë.
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Lajthiza, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore