Episodi i ZëmeMirënPodcast me Alfred Trebickën
Fred Trebicka erdhi me qetësinë e tij prej profesori, më shumë sesa aktori.
Në disa filma e kam pasur frikë, në disa e kam pasur xhan. Në të dy rastet tregon që është aktor.
Nuk e dija nëse do të ishte aq i hapur sa rezultoi në fund të bisedës. Ishte dita dhe ora e duhur mbase. Fredi foli për gjyshen e tij të rrallë dhe gjyshin këpucar që lexonte Tolstoin.
Për martesën e tij 30-vjeçare, sekretin e mbijetesës nga ndarja, jo se lajthitjet siç iu thotë ai krizave të shkaktuara gjithmonë prej tij - kishin qenë karamele, por sepse një grua unike e kishte shpëtuar atë dhe familjen.
Për vëllain e humbur dhe takimet shpirtërore me të.
Folëm për ndjenja, për vese, për cilësi, dhimbje dhe humbje, sidomos për njerëz.
Në fund mendova se artist e njeri të bukur të bëjnë njerëzit me të cilët rrethohesh.
Ja dëgjojeni vetë!
*Ky podcast i "Zë me Mirën" u mbështet nga Vodafone, Metropolitan, ABI Bank, Eurosig, TUMO
*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit
Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore