Videopodcast

Anxhela, vajza që lufton hackerat

Anxhela, vajza që lufton hackerat

Sa pak dimë për teknologjinë edhe pse flasim tërë ditën për të dhe nëpërmjet saj…

Këtë e kuptova në 10 minutat e para pasi kanali i YouTube u hackerua

Teksa dëgjoja në telefon, Pyetje, Niveli sigurie, back up-e, që më morrën mendtë.

Unë jam ende tek epoka e password-it, edhe ato treçerekun nuk i kujtoj. Edhe pse gazetaren sot e bëj falë teknologjisë. Pa YouTube s’do kishte ZëmeMirënPodcast.

Shumë më kanë pyetur a u mërzita shumë? Bohh, mbase nuk pata kohë të mërzitem, sepse në kriza nuk jam natyrë që kërkoj fajtor, fajin, por dua vetëm një zgjidhje.
Por prapë them që nuk e kam tepruar me panik.

Është terapi që ia bëj vetes, apo vërtet e besoj, por nuk është fundi i botës të humbësh një punë, një kanal në YouTube, të humbësh disa para, apo një shans. Edhe pse të dhemb djersa e mundi.

Unë sot besoj që nëse ke mendjen dhe vullnetin dhe sidomos shëndetin, çdo gjë që e kë bërë një herë mund ta ribësh prapë.

Këtë i thashë në takimin e parë, njeriut që me instikt i telefonova që të më ndihmonte për të më rikthyer kanalin e YouTube. Sepse të kuptohemi, unë nuk mendoj që punët zgjidhen duke menduar thjesht pozitivisht, këto janë pak dokrra.

Më duhet të bëja maksimumin për të rimarrë një kanal që nuk është thjesht i imi, por tani i ndjekësve që më kanë shkruar në 12 ditë dhe që sot dua t`iu prezantoj Anxhela Faber!

Të ftuarën e këtij podcasti.

Podcasti "Zë me Mirën" u mbështet nga Credins Bank, Melia Durrës

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen e editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore