Aktualitet

Videomesazh nga Holanda: Japim 3 milionë euro për Shqipërinë

Videomesazh nga Holanda: Japim 3 milionë euro për Shqipërinë

Holanda i dhuron Shqipërisë 3 milionë euro, në prag të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt. Lajmin e bëri të ditur përmes një videomesazhi në Twitter ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, ku shprehet se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.

“Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, shkruan në postimin e tij Blok.

Mesazhi i videos:

Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milionë euro për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë.

https://twitter.com/ministerBlok/status/1228352026993733632?s=20

Kujtojmë se Konferenca që do të mbahet të hënën në Bruksel, do të drejtohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Fatura e dëmeve nga tërmetit sipas qeverisë përllogaritet 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro./ Tiranapost.al