Aktualitet

Videoja erotike dhe mesazhet me një vajzë tërheqin nga gara kandidatin për Bashkinë e Parisit

Videoja erotike dhe mesazhet me një vajzë tërheqin nga gara

Një video dhe disa mesazhe intime, i kanë dhënë fund shpresave të kandidatit nga partia e Macron që të kandidojë si kryetar i Bashkisë së Parisit. Rasti bën fjalë për kandidatin 41 vjeçar Benjamin Griveaux, ish zëdhënës i qeverisë së presidentit Macron.

Image result for Benjamin Griveaux Emmanuel Macron

Sipas mediave franceze ai ishte vënë prej kohësh në  shënjestër të një artisti protestues rus, i cili bënte statuse dhe e quajte Griveaux një hipokrit. Videoja e cila është bllokuar tashmë qarkulloi në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, ku shihej sipas mediave kandidati në disa pozicione komprometuese, por gjithashtu edhe disa mesazhe erotike me një grua tjetër.

Ai që publikoi videon quhet Peter Pavlensky i cili kërkoi azil në Francë në vitin 2017, por kërkesa iu refuzua. Dhe duket se ai mori hak duke postuar videon që kishte siguruar madje thotë se nuk mbaron me kaq.

Kundërshtarët nga i gjithë spektri politik në Francë reaguan ashpër, por pati edhe si kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo e cila tha se jeta private e tjetrit duhet të respektohet. Kjo video u shfaq në një faqe interneti me lajme dhe të dhëna për politikanin. Në shumë postime, babai i dy fëmijëve Griveaux etiketohej për fanatizmin e tij kur vinte puna tek vlerat e familjes.

Kjo situatë më ka prekur mua dhe mbi të gjitha ka lënduar njerëzit e mi. Familja ime nuk e meriton këtë. Unë nuk jam i përgatitur të ekspozoj veten dhe familjen nga sulme të tilla. Ky është tejkalim kufijsh, citohet të ketë thënë kandidati i Parisit i cili bëri me dije se do padisë shtetasin rus për publikimin e videos.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Meta dekreton ligjin: Amnistia.