Aktualitet

Video që postoi Gent Zenelaj nuk është ashtu siç duket

Video që postoi Gent Zenelaj nuk është ashtu siç duket

Stop gjithë fotove me zemra të kuqe dhe urimeve plot dashuri. Gent Zenelaj që e ka humorin edhe pasion, edhe talent, edhe zanat postoi videon më të këndshme të këtij Shën Valentini. Asgjë nuk është ashtu siç duket.

Disa këpucë dhe rroba hidhen një nga një nga korridori, poshtë shtratit të një dhome gjumi. Dhe nëse mendja jote po e lidh me ndonjë skenë pasioni, surpriza është një qen që ka marrë koshin e rrobave të palara dhe ca këpucë e po e hedh nga krevati, përtokë.

Gjithsesi Genti nuk është i vetmi që bëri pak humor me këtë festë. Edhe personazhe të tjerë nuk e kanë marrë shumë seriozisht. Bashkëshorti dizajner grafik i Teuta Kurtit vuri foton e Brad Pitt mbi fytyrën e tij, në një foto familjare dhe i tha gruas: Ta gëzosh.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije